Tirana i hap dyert Hoxhës, reagon ish-sulmuesi i kuq: Partizani nuk tradhtohet për asnjë çmim

Jun 29, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

Së fundmi janë rikthyer ethshëm hipotezat që Alban Hoxha të shkojë te Tirana. Portierit të kuq i skadon nesër kontrata me “demat”, por ende nuk ka rinovuar.pjimage (1)

Ndërkohë ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti ka bërë një status në “Facebook”, duke bërë apel nga distanca që askush të mos tradhtojë fanellën e kuqe. Ai nuk ka përmendur emra, por thirrja e tij mund të interpretohet fare mirë edhe si një apel për kapitenin Alban Hoxha.

“Ti je ekip qe nuk tradhtohesh me çfarë do lloj çmimi, shumë lojtarë do ikin dhe do të vijnë, por ti Partizan do të mbetesh për mua ekipi i përjetshëm i zemrës… PMTP ! (Mos u bej tradhtar se pastaj do te pendohesh)”, shkruan Dosti në “Facebook”.

POSTIMI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura