Tirana gati të formojë dyshen e frikshme në sulm, bardheblutë “piketojnë” lojtarin e Skëndebreut

Aug 6, 2020 | 17:20
SHPËRNDAJE

Qëllimet e Tiranës në merkato janë dy: një portier dhe një sulmues. Janë burime në klub që bëjnë me dije një fakt të tillë. Kështu, bardheblutë kërkojnë një portier gati për të luajtur. Dihet oferta që i është bërë Prishtinës për portierin e saj. Për Visar Bekajn është ofruar 50 mijë euro, por Prishtina kërkon 75 mijë euro. Tirana kërkon sulmues. Në qarkullim janë të paktë lojtarët që pëlqen Emanuel Egbo.

TIRANA

Sulmuesi shtatlartë Blerim Krasniqi prej kohësh shihet si alternativë shumë e mirë dhe me Dungën mund të jetë një dyshe e frikshme. Për më tepër, edhe kostoja për klubin është më e ulët, çka do të thoshte se Tirana do të ishte e blinduar.

avdyli krasniqi

MBROJTJA – Janë dy pozicionet bosh. Me ikjen e Albi Dokës në Kroaci, Tiranës i duhet një mbrojtës i djathtë. Ky mbrojtës duhet me urgjencë, duke pasur parasysh se Kristi Vangjeli është mbrojtës i djathtë, por po luan në qendër të mbrojtjes.

Një tjetër lojtar që kërkohet është pozicioni i qendërmbrojtësit. Tirana ka Muçën, Osmanin dhe disa të rinj, por sipas planeve të klubit, duhet një futbollist me peshë. Lojtari nuk duhet të jetë më shumë se 28 vjeç dhe nga ata që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura