Tirana feston Natën e Bardhë brenda rregullave anti-COVID! Ja këngëtarët që do dhurojnë 2 orë emocione

Nov 29, 2020 | 18:38
SHPËRNDAJE

 “Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit.

nata e bardhe

Bashkia e Tiranës thotë se pavarësisht pandemisë, koncerti do të zhvillohet duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid 19.

Këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia për 2 orë koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre.

Koncerti do të zhvillohet nga ora 18:00-20:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura