“Tirana është më e fortë se Kukësi”, Egbo: Ja çfarë nuk shkoi në ndeshjen e sotme…

Jul 6, 2020 | 20:07
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas humbjes ndaj Kukësit, me rezultatin 0-2 për emisionin “Gol pas Gol”, ku u shpreh:

bandicam 2020-07-06 19-48-02-317

NDESHJA – Nuk kemi qenë në lojën tonë më të mirë. Po të kishim shfrytëzuar në maksimum rastet do të kishim marrë rezultat tjetër. Është hera e parë që e kam parë ekipin në këtë ditë. Nuk e shpjegoj dot. Ndoshta ndikuan edhe faktorët e tjerë dhe ndeshja e Kupës. Energjitë negative që kanë ndodhur afër ekipit. E filluam ndeshjen mirë, krijuam rastet, por nuk i shfrytëzuam në maksimum. Duhet të ishte ndryshe rezultati po të kishim shënuar.

DERBI – Do të shikojmë çfarë do bëjmë për të rikthyer entuziazmin. Jemi në vendin e parë dhe jemi 6 pikë para. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të futemi me një psikologji tjetër në derbi. Shpresoj që të marrim pikët që na duhen në fund të kampionatit, për të dalë kampion.

MERITA – Që në momentin që e kam marrë ekipin, nuk e kam thënë asnjëherë që Tiranë është kampion. Duhet që ekipi të jetë gjithmonë në ekuilibër dhe me këmbë në tokë. Në fund do bëjmë llogaritë. Duhet ta çojmë deri në fund këtë mision. Kampion nuk del për 90 minuta. Kur bie bilbili atëherë fitohet ndeshja. Këtë gjë kam menduar ta fus në mentalitetin e çdo futbollisti. Duhen marrë ndeshjet një nga një.

GJËNDJA DHE ATMOSFERA DHE PARAQITJA ME BYLISIN – Nuk është se ka ndikuar shumë ndeshja me Ballshin. Në qoftë se do kishte ndikuar, nuk do kishim krijuar raste.

A BESONI SE ZOTI I NDËSHKON PADREJTËSITË – Zoti është ai që bën punën e vetë. E lemë atë të bëj punën e tij. Kam ndërgjegjen time personale pas ndeshjes me Ballshin. Unë e shikoj si ndeshje normale që mund të ndodhë. Nuk kemi bërë asgjë keq. Shumë flasin, por asnjë nuk e di çfarë ka ndodhur. Menduam për të pushuar disa lojtarë për ndeshjen me Kukësin, plus edhe vapa ndikoi. Lojtarët nuk po mbaronin dot 90 minuta. Jemi detyruar të zëvendësojmë Hasanin dhe Halilin.

ZGJEDHJET NË FORMACION – Në qoftë se do të kisha Dokën, nuk do të prishja qendrën e mbrojtjes. Do ishte situatë tjetër. Deri diku jam i kënaqur, por nga rezultati i ndeshjes nuk jam i kënaqur. Kërçiku ka ikur vetë. Klubi nuk ka larguar asnjë lojtar.

ZËVENDËSIMET ME VONESË – Pjesa para ka luajtur për shumë kohë dhe është e vështirë që ta ndryshosh skuadrën. E rëndësishme është që të shfrytëzojmë rastet që kemi krijuar. Në qoftë se nuk shënon do të pësosh. Mendoj që Kukësi deri diku e ka merituar fitoren, por po të kishim shënuar të parët, minimumi kjo ndeshje do kishte barazim.

KUKËSI 3 FITORE NDAJ TIRANËS – Ne kemi vlerësuar gjithmonë ndeshjet tona, nuk është e thënë që kanë fituar 3 herë me ne. Nuk do të thotë që Kukësi është më i mirë se Tirana. Ata mund t’i fitojnë të 3 ndeshjet po mund në fund ne dalim kampion”, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura