Tirana afroi sulmuesin e Milanit, reagon Ervin Bulku: Nuk besoj se…

Aug 31, 2018 | 19:54
SHPËRNDAJE

Ervin Bulku mendon se afrimi i sulmuesit që ka luajtur me Milanin, Namdi Oduamadi, nuk mund të zgjidhë hallet e Tiranës. Ish-lojtari i bardhebluve dhe Kombëtares shqiptare, i ftuar në emisionin “Gol pas Goli” në “Superpsort”, në lidhje me afrimin e ri të 24 herë kampionëve, deklaroi:

bulku

“Mund të jetë lojtar shumë i mirë, por nuk besoj se është i duhuri. Tiranës i duhet një qendërsulmues shumë efikas, që të mund të zgjidhë problemet që ka në sulm. Nuk dua ta paragjykoj, por unë kështu e mendoj. Megjithatë le t’a shohim një herë…”.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura