Sanino: Plotësoni reformat, ky vit, vendimtar
Tipike e Hënë, Shkurt 6th, 2012
TIRANE- Ecuria e punes per integrimin e vendit ne BE ka sjelle sot ne Tirane drejtorin e Përgjithshëm te Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino.
Takimin e pare, Sanino e ka zhvilluar me numrin dy te qeverise, njeheresh ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto.
Ai ka kerkuar vazhdimin e reformave te kerkuara dhe zbatim rigoroz te planit te veprimit per kriteret, duke deklaruar se ky eshte nje vit vendimtar per Shqiperine dhe rrugen e saj integruese.
Sanino ka vleresuar dialogun politik dhe zgjedhjen me konsensusin e gjithe paleve te Avokatit te Popullit.
“Ka filluar dialogu për reformën zgjedhore dhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Duhet të vazhdohet në këtë rrugë, të ruani ritmin e reformave, është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë”, tha ai.
Sanino deklaroi ndër të tjera se, integrimi është një proces gjithëpërfshirës dhe kërkon kontributin e të gjitha palëve politike.
“Procesi i integrimit do jetë një proces gjithëpërfshirës që kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike, sepse vetëm kështu mund të ecet përpara”, shtoi i dërguari i KE.
Vizita e tij, njoftuar vetem pak kohe me pare nga ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui synon te ndjeke nga afer punën për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë.
Mesohet se Sanino do te zhvilloje takime me zyrtare te larte, qe nga kryeminstri Berisha, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Nje takim me vete pritet te jete ai me anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit.
Me shume nga kjo kategori:
- Kameron: Eurozona rrezikon shpërbërjen
- Humbja në zgjedhje, Merkel shkarkon ministrin e Mjedisit
- Obama, urdhër ekzekutiv për Jemenin
- Bisedime jozyrtare mes Turqisë dhe BE-së
- Makina del nga rruga, një vdes, dy plagosen
- Berisha: Deklarata e Spahisë, e papranueshme
- PLL: Ambasadori holandez të shpallet “non grata”
- Avioni i Hollande goditet nga rrufeja, kthehet në Paris
- Integrimi, takimi i katërt Shqipëri-BE në Bruksel
- Berisha: Platforma e Ramës, ajo e diktatorit të fundit, Ramiz Alia




























