“Tifozët thërrisnin Rama ik në stadium”, Basha komenton ngjarjen: Nuk është vetëm opozita, por….

Nov 18, 2019 | 13:59
SHPËRNDAJE

Basha-ramaikKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një takim me fermerët e Lezhës, në kuadër të turit të tij “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Referuar videove që bënë xhiron e rrjeteve sociale, ku tifozët në stadium mbrëmjen e djeshme thërrisnin Rama ik, për Bashën ai ishte një mesazh i qartë, të cilin Rama duhet ta dëgjojë mirë.

“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium, mesazh i qartë i shqiptarëve krenarë dhe të vendosur.

I thanë Edi Ramës largohu dhe çlirojë vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë.

Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje sipas Kushtetutës, që janë edhe zgjidhja e kësaj krize të rënë që ka pllakosur”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura