Tifozët e Skraparit, Metës: Eja na merr, me ty shkojmë në Champions League

Nov 30, 2015 | 8:55
SHPËRNDAJE

Skraparllinjtë besojnë se me Metën në krye, Skrapari mund të shkojë edhe në Champions League.

metes

Tifozët e Skraparit, një ekip që militon në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar i kërkojnë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili është nga ky qytet, që të bëhet President i ekipit të Futbollit të Skraparit.

Nuk dihet se sa e vërtetë është por kjo thirrje është bërë në një faqe në Facebook me emrin “Kategoria e dytë”, e cila duket se është shumë aktive me lajme nga futbolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura