Tifozët e Realit kundër Perezit, Rivaldo: Trajneri i ri është Zidan

Nov 22, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

Florentino Perez është shënjestruar nga tifozët e ekipit të tij. Me mijëra mbështetës të madri-lenëve kanë nxjerrë flamujt e bardhë në stadium, që sinjalizon largimin e kreut të klubit. Hera e fundit që ndodhi një gjë e tillë ishte kur presidencën e kishte Ramon Kalderon.

rivaldo

Humbja 0-4 në shtëpi nga Barcelona nuk mund të pranohej prej tifozëve vendës dhe kjo ishte arsyeja që nisën të bërtasin në kor: “Florentino, dorëhiqu”. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i numrit 1 të klubit, i cili iu drejtua duke bërë me gjeste: “Çfarë faji kam unë?”. Gjithsesi, situata është mjaft kaotike.

Pritet që Perez të marrë vendim dhe tashmë Rafa Benitez rrezikon shkarkimin më tepër se kurrë.

Zidane

Rivaldo ka përgëzuar Barcelonën për fitoren e arritur, si një ish-futbollist që ka lënë gjurmë në klubin katalanas. Por, ai ka zbuluar edhe se kush do jetë tekniku i ri i madrilenëve. “Përgë- zoj të gjithë futbollistët e Barcelonës për spektaklin e dhuruar. U dukën si një tren me dy takime. Reali i Madridit tashmë ka një trajner të ri dhe bëhet fjalë për Zidan.

Uroj që të ketë të njëjtin sukses, si Pep Guardiola apo Luis Enrike te Barcelona”, ka shkruar Rivaldo në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, menjëherë pas përfundimit të takimit. Në fakt, kjo mund të mos jetë e rastë- sishme, duke ditur miqësinë e ish-sulmuesit me disa bashkatdhetarë që aktivizohen me merengesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura