“Tifozat Kuq e Zi” mesazh për Kombëtaren pas eliminimit

Jun 22, 2016 | 20:25
SHPËRNDAJE

Pak minuta pasi Shqipëria mësoi eliminimin nga turneu më i madh i futbollit në Europë, grupi i tifozëve të Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, reaguan duke publikuar një mesazh mbështetës për kuqezinjtë.

13413634_1140048612724227_7972974123305966376_n

Një koment i shkurtër i publikuar në rrjetin social “Facebook”, në profilin “Tifozat Kuq e Zi”, falënderon Kombëtaren për formën e treguar në këtë Europian.

“Faleminderit luftëtarë! Jemi pafundësisht krenar! Rrnoft Kombëtarja! Rrnoft Shqipnia Etnike!”,-shkruhet në këtë profil.

Shqipëria e mbylli aventurën e saj në Francë në vendin e tretë në Grupin A me 3 pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura