Tifoz i Italisë, Edi Rama feston triumfin e të “kaltërve”: Ylli është skuadra (FOTO)

Jul 2, 2021 | 23:27
SHPËRNDAJE

Triumfi 2-1 kundër Belgjikës i dha Italisë “biletën” e kualifikimit në gjysmëfinale të Kampionatit Europian aty ku e pret Spanja.

rama feston

Një ndeshje ku nuk mungoi spektakli dhe ku të besuarit e Mançinit treguan edhe një herë se forca e grupit ishte më e rëndësishme se sa yjet që kishte përballë.

Fitorja duket se është festuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili njihet si tifoz i “të kaltërve” dhe Juventusit.

Kur ylli është skuadra”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në rrjetet sociale shoqëruar me një foto nga momentet e festimit të golit të Barelës.

edi ramaskuadra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura