“Ti Zgjedh”, Spiropali: PS, mandat të tretë me Ramën kryeministër. Zgjodhëm rrugën e përballjes

Nov 9, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

Nën moton “Ti Zgjedh”, nga Parku Olimpik, Partia Socialiste ka nisur takimin me strukturat në të gjithë vendin për t’u përgatitur për zgjedhjet e brendshme të partise, qe do të mbahen në datë 16 Nëntor.

spiropali

Takimin e hapi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila gjate fjales se saj para te pranishmeve, duke e quajtur kthimin pas atal per vendin ka deklaruar se PS i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e 2021, me Edi Ramën kryeministër.

“Në janar presim të kemi një proces të jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja për të zgjedhur Asamblenë dhe strukturat drejtuese. Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Ministrja theksoi se PS nuk ka zgjedhur rrugen e lehte, por “rrugën e përballjes me të vërtetën, rrugën e transformimit”.

“Ne zgjodhëm rrugën e përballjes me të vërtetë, rrugën e transformimit të drejtësisë, rrugën e punës të luftës kundër informalitetit. Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi, po për brezat që do të vijnë dhe që duan një Shqipëri Evropiane. PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por e ka mjet për të transformuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar mendësitë, për të transformuar qytetet. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë, për të cilin mund të themi se është qyteti më i mirë në rajon”- tha ajo.

Sipas Spiropalit, Rilindja Urbane transformoi shumë nga qendrat tona, jo vetëm Tiranën, por edhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën, me kryebashkiakun e ri, një qendër ku njerëzit nxirreshin si turma për të ardhur në Tiranë e për të djegur kryeministrinë.

“Më 30 qershor ne nuk votuam vetëm për të zgjedhur kryebashkiakët, se ato do t’i zgjidhim edhe me PD përballë, por ne votuam për të thënë se Shqipëria është shtet dhe askush nuk mund ta marrë peng. Asnjë forcë e errët nuk mund të marrë peng procesin demokratik dhe të hedhë në erë të ardhmen, ndaj ndërkombëtarët na mbështetën”- theksoi ajo, duke shtuar se “Është kjo arsyeja pse prej shtatorit ne kemi nisur procesin e jashtëzakonshëm të riorganizimit të PS në çdo qelizë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura