“Ti vësh dinamitin ‘News 24’ është akt terrorist si ky i sotmi”, Luan Baçi në Panorama TV: Ndryshimi është se atje u bë në mes të ditës, gjasme duke zbatuar ligjin

Mar 27, 2023 | 23:35
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh se sulmi i sotëm me kallashnikov ndaj godinës së Top Channel është njësoj si sulmi me dinamit ndaj “Prestige Resort”, që është pronë e drejtuesit të News 24.

fsdjgdfk

Komentet Baçi i bëri gjatë një interviste në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se ndryshimi i vetëm është se sulmi ndaj “Prestige Resort” u bë në mes të ditës, gjasme duke zbatuar ligjin, por që në fakt sipas tij aksioni ishte në kundërshtim me ligjin.

Ai shtoi se këto sulme ndikohen edhe nga gjuha e urrejtjes që kryeministri Edi Rama përdor sipas tij ndaj mediave dhe gazetarëve.

Pjesë nga biseda në studio:

Alibali: BE që dënonte këtë akt terrorist theksonte faktin se liria e medias dhe shteti i së drejtës janë themeli i demokracisë. Nga ana tjetër është kërkuar që në hetim të përfshihet edhe SPAK. Duke qënë se përfaqësitë e huaja kanë informacione më shumë se ne, duket se sulmi nuk është banal, por shumë më i rëndë. Nëse media shihet si armike, nëse sulmohet, nëse institucione të caktuara i vendosin mediat apo gazetarët përballë njëri-tjetrit, kjo këtu do të shkojë. Sa më shpejt të gjenden fajtorët, do të krijohet një klimë shumë më e mirë për sigurinë e medias.

Leonard Olli: Kjo dëshmon që vullneti politik për të krijuar rend dhe siguri, është në mungesën më absolute të tij.

Alibali: Edhe në 97-tën u dogj redaksia e Gazetës Koha Jonë, por nuk pati viktima. Është e rëndë të kthehemi në vitet 97’.

Boçi: Në prag fushatash pushteti e lëshon litarin. Ata kërkojnë të fitojnë sa më shumë pikë në public. Parashikohet të kemi një fushatë jo të qetë, jo të pastër. Shteti do të jetë ai që do të drejtojë bateritë e veta drejt thithjes së votave në mënyrë të paligjshme. Shteti ta shtrëngoi litarin te njerëzit e vetë të pushtetshëm që i lëshon si zagarë për të mbledhur vota. Është vijim i etiketimit që kryeministri i bën mediavve, duke u vënë dinamitin, se ti vësh dinamitin medias së Neës 24, është njëlloj si ky akti terrorist që themi ne tani. Ai e bëri ditën në drekë duke zbatuar gjasme ligjin, por në fakt në kundërshtim me ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura