“Ti s’je femër! Më mirë bëhu burrë!”/ Konkurrenti i “Për’puthen” ofendon publikisht 25-vjeçaren: S’ke asgjë origjinale! Sa hap gojën ti…

Sep 21, 2021 | 8:36
SHPËRNDAJE

Takimi mes Alvisa Qarrit dhe Eduart Kuçit u transmetua ditën e djeshme, por asnjëri prej konkurrentëve të tjerë në studion e “Për’puthen” nuk pa kimi mes tyre. Ajo që reagoi më shumë ishte Iriada Shahollari, e cila ka realizuar një takim më parë me Eduartin.

iriada shahollari, eduart koci (6)

25-vjeçarja reagoi e revoltuar pasi Eduarti i tha se është një femër “fake” (fallco) dhe se kjo ishte arsyeja pse nuk del më me të dhe pse e ka bllokuar në rrjete sociale. Mirëpo, Iriada u shpreh se ai është me “100 fytyra” pasi disa puntata më parë ka thënë se femra ideale për të është njëlloj si Iriada.

iriada shahollari, eduart koci (4)

Pjesë nga debati:

Iriada Shahollari: Ti s’mban mend se çfarë thua, je super me 100 fytyra. Unë ty një herë nuk të zgjedh më në takim fare. Mos e mbaj me mëdyshje këtë. Se ti për mua nuk ekziston fare. Për mua je x.

Eduart Koçi: Kush është me 100 fytyra? Unë s’dal në takim me ty. Shyqyr që jam kryq, se jam plus te dikush tjetër. Ti je fake. S’kam nevojë ta them që s’dua të dal me ty se krejt e dinë. Po të vjen inatë që është femra origjinal, pa bërë asgjë (i drejtohet Alvisës).

Iriada Shahollari: Mua më vjen inatë?

Eduart Koçi: Ti për mua nuk je femër. Më mirë bëhu burrë se sa kështu.

Iriada Shahollari: Kurse ti ngjan si femër. Vendos edhe një filtër edhe dil aty.

Eduart Koçi: Sa hap gojën ti vetëm ‘m*t’ nxjerr.

iriada shahollari, eduart koci (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura