“Ti më ke nxjerrë anën time më të keqe!”/ A i kërkoi Einxhel falje Monikës pas debateve të ashpra që patën me njëra-tjetrën?

Nov 26, 2021 | 11:59
SHPËRNDAJE

Einxheli e ka konsideruar Monikën si banoren e vetme që e ka bërë të nxjerrë anën e saj “më të keqe” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ditën e djeshme, të gjithë konkurrentët patën mundësinë që t’i shkruanin njëri-tjetrit kartolina falënderimi.

hadqxua1

Me këtë rast, Einxhel i kërkoi falje Monikës për përplasjen që kanë pasur bashkë. Ajo falënderoi gjithashtu prindërit e saj për sakrificat që kanë bërë në mënyrë qe moderatores të mos i mungonte gjë.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Sot në ditën e falënderimeve njeriu i parë që dua të takoj sapo të dal është mami. Dua t’i them faleminderit që si sot 32 vjet më parë, me shumë sforcë dhe sakrificë ka rrezikuar jetën e saj për të më dhënë jetë mua, dhe e falënderoj shumë për çdo gjë që ka bërë këto 32 vite, për të me bërë kjo që jam, kaq sa jam dhe të dy bashkë me babin kanë bërë që të mos më mungojë asnjë gjë. Njeriu që dua të falënderoj në këtë shtëpi është Beniada. Sepse çdo ditë me jep pozitivitet, dashuri dhe besim pa asnjë lloj kushti. Njeriu që ka nxjerrë anën time më të keqe në këtë shtëpi është Monika. Më fal Monika! Por dua ta falënderoj, sepse falë kësaj po mësoj që duhet të përmbahem dhe kjo e ka një të mirë brenda. Kam dashur të të kërkoj falje që ditën e parë që të bërtita, por situata agravoi dhe mendova që nuk e meritoje që të të kërkoja falje, por të kërkoj falje që kam bërtitur dhe kam ngritur zërin.

 Donaldi: Monika po ti e pranon faljen?

Monika: Absolutisht që po.

einxhel shkira (5) einxhel shkira (2) semi jaupaj, donald veshaj, ilir shaqiri, monika lubonja (5) monika lubonja (2)einxhel, arber, dj dagz (14) einxhel, arber, dj dagz (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura