“Ti ke vilë trekatëshe, unë s’kam”, del në gjyq 33-vjeçari që vrau mikun pasi drekuan bashkë, ja çfarë tha

Aug 8, 2020 | 11:22
SHPËRNDAJE

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë mikun e tij Gëzim Saraçin.

mihal thimjo gjirokaster vrasja

Sipas gazetares së “Panorama”, i arrestuari i ka qëndruar deklarimeve të tij të mëparshme, kur ka thënë se mes tyre kishte ndodhur një konflikt i çastit dhe e ka qëlluar viktimën për vetëmbrojtje.

Dëshmia

“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.

Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.

33-vjeçari u arrestuar pas gjashtë orë kërkimesh, i dyshuari kryesor për krimin tronditës.

Gëzim Saraçi, u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Gazetarja e Panorama, e cila ka zbardhur pjesë nga dëshmia e autorit të dyshuar në Polici, thotë se mes Thimjos dhe viktimës, të cilët kishin njohje të vjetër familjare, ka pasur një konflikt.

Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.

Ndërkohë, që sipas fjalëve të autorit, ky i fundit i ka kërkuar viktimës të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.

Panorama mëson se autori dhe viktima kanë qenë ortak prej vitesh, punonin bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura