“Ti je shtylla e shtëpisë o çavo”, Elvis Pupa do t’ju shkrijë së qeshuri me përgjigjen që i dha bashkëshortes

Oct 23, 2018 | 12:33
SHPËRNDAJE

Elvis Pupa është një nga aktorët më të njohur, i cili prej disa kohësh i ka munguar skenës shqiptare. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndonjëherë ndan me fansat e tij momente të ndryshme nga jeta e përditshme.

elvis pupa

Së fundmi Elvis ka publikuar një foto ku shfaqet vetëm ai dhe që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të tij.

Bashkëngjitur me foton aktori shkruan: “E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë, të luash shtyllash këtu”.

elvis belina1

Kjo foto nuk kaloi pa u komentuar edhe nga bashkëshortja e tij, Belina, e cila i shkruan: “Ti je shtylla e shtëpisë o çavo”, duke imituar kështu edhe një prej roleve të Pupës kur ishte në spektaklin e humorit “Portokalli”.

elvis

“Me këto fjalë të hutoni ju”, i përgjigjet ai gruas së tij, koment që bëri ndjekësit për të qeshur.

elvis belina2 elvis belina

elvis pupa elvis pupa

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura