“Ti je më i fortë nga unë ore? S’më njeh kush jam”/ Reagon PD për Harunin: E vërteta është ndryshe

Jul 22, 2018 | 6:50
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, u raportua se kreu i PD-së në Gramsh, Elmas Haruni ishte shoqëruar në Polici, pasi ka kundërshtuar policinë.

Pas publikimit të videos së filmuar nga kamerat e policisë, gjatë përplasjes me Harunin, nga ana tjetër deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar një tjetër video, e filmuar nga një qytetarë që ka qenë prezent në momentin e tensionit.pd

Në një postim në Facebook , Boçi ka shkruar se “E vërteta është krejt ndryshe!
Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar. Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.
Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.”

“Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.
Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni.”, ka shkruar më tej ai.

Postimi i plotë:

Ajo që u fsheh e nuk u transmetua nga policia në ngjarjen e Gramshit është më e madhe se pjesa e propagandës së shpifur të demonstrimit të disa sharjeve.
E vërteta është krejt ndryshe!
Terror policor i hapur në mes të qytetit dhe lincim publik vetëm se është kryetari i PD dëshmojnë të kundërtën e servirjes së sforcuar.
Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.
Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.
U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.
Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.
Shihni pamjet me vëmendje e gjykoni.

Video e publikuar më parë:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura