“Ti je i vetmi person që ma kthen mendjen, kur i bie telefonit tim…”, Ulsi Manja me fjalë të ëmbla për personin e shtrenjtë

Sep 21, 2019 | 11:15
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga kornizat që i imponon posti dhe angazhimet politike, sot deputeti Ulsi Manja shihet ndryshe, në këto rreshta dedikim për të bijën e cila feston 18 vjetorin.

Me fjalë të ëmbla, si cdo prind, Manja i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale të bijës, duke zbuluar edhe portretin e saj.

ulsiu

JA POSTIMI I TIJ

Sonora ime e shtrenjtë , 18 vjeçarja ime e “vogël” !

Nga sot do të duhet ti dalësh për zot vetes tënde në çdo hap të jetës por dije se nuk do të jesh kurrë vetëm, do kesh Zotin dhe Babin.

Ty Babi nuk ta kam merkaun se ta di forcën e arsyes dhe fuqinë e mendjes për tu përballur me sfidat e vështira të jetës por Babi nuk do të të braktis kurrë, do jem gjithmonë me Ty dhe rrotull Teje sa herë që sytë e tu do të mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote të egër.

Bija ime, për emër të zgjodha një Tingull dhe në këtë kapërcyell drejt moshës madhore për dy gjëra mos harro ti lutesh zotit përditë sapo të hapësh sytë : për shëndetin dhe emrin tënd, kujdesu për veten dhe përpiqu ta lartësosh emrin tënd me punë të ndershme.
Babi jam shumë krenar për ty dhe sot po të them një sekret “ ti je i vetmi person që ma kthen mendjen dhe kur Ti i bie telefonit tim unë jam në çdo kohë i disponueshëm dhe për Ty i tillë do jem gjithmonë” .

Ti gëzosh 18 pranvera Bija ime dhe qofsh përherë kjo që je , mos ndrysho kurrë edhe pse kohërat ndryshojnë !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura