‘T’i japim një grusht te fortë Edi Ramës’- Spahia: Zgjedhja është se kush do të jetë me krimin dhe kush do të bëjë…

Apr 17, 2021 | 14:00
SHPËRNDAJE

 

Spahia-Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Velipojë, Bardh Spahia tha se kjo është një nga zonat më të braktisura nga qeveria në këto 8 vjet.

Spahia, u ka premtuar qytetarëve se situata do të ndryshojë me marrjen e drejtimit të vendit nga PD në 25 Prill, ndërsa u bën thirrje që të mos e shesin votën apo ti nënshtrohen ndonjë presioni.

“Po shitet vota në vitin 2021. Thirrja për të gjithë banoret: ju lutem mos e shitni votën! Sot ka ardh dita te zgjidhim fatin tone”- tha një banor, ndërsa një tjetër theksoi nevojën e ndryshimit.

“Sot ka ardhur dita e me të vërtete për ndryshim. T’i japim një grusht te fortë Edi Ramës, te zhdukim krimin dhe këto kriminela që kanë marrë fatin e fëmijëve tonë në dorë dhe i detyruan të marrin rrugët e kurbetit”- tha Spania.

Ndër të tjera Spahia, ftoi banorët e Velipojës të bëjnë gjithçka për fitoren në 25 Prill, duke theksuar se vota për ndryshimin është votë për familjen e tyre.

“Ka ardhur dita qe t’i japim rëndësinë e duhur votën, ta konsiderojmë si te shenjte, si mënyra me e mire për te vendosur për fatin tone. Le të shkojmë masivesh tek kutitë e votimit. Zgjedhja është se kush do të jetë me krimin dhe kush do të bëjë ndryshimin për të mirën e vendit. E rëndësishme është të zgjedhim ofertën me te mire, programin më të mirë se kështu nuk mund të vazhdohet. E kemi provuar këto vite çfarë do të thotë. Në vend që të bënin hapa përpara kemi bërë hapa prapa, ky është realiteti”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura