“T’i japim fund valltarëve të tranzicionit”- Basha: E di që shumica absolute e demokratëve dhe e atyre që kanë kritika ndaj meje, e duan këtë betejë

Jan 14, 2022 | 16:10
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar sot pas daljes nga Prokuroria ku dha dëshminë e tij për protestën e 8 janarit, se është gati të marrë çdo përgjegjësi që “t’i japim fund valles 30 vjecare të tranzicionit e valltarëve të tranzicionit”.

“Këta valltrët e tranzicionit sot kanë një pengesë të patejkalueshme që është PD”, theksoi Basha.

“E di që shumica absolute e demokratëve dhe e atyre që kanë kritika ndaj meje e që s’më duan mua për arsyet e tyre e duan këtë betejë e fitoren e kësaj beteje se pa të nuk ka të ardhme”, tha Basha.

Pyetje: Ju vini si një lider që po përpiqeni të largoni “Berishizmin”, si do e kërkoni votën e demokratëve tani që janë të përçarë? A jeni i gatshëm të përballeni me votën e tyre?

Lulzim Basha: Jam i gatshëm të marr cdo përgjegjësi që më takon që fjalët mos mbeten fjalë e të kthehen në vepra.

Duhet ti japim fund valles 30 vjecare të tranzicionit e valltarëve të tranzicionit.
Këta valltrët e tranzicionit sot kanë një pengesë të patejkalueshme që është PD.

Axhenda e tyre e parë është ta përçajnë e shkatërrojnë PD e kjo nuk mund të bëhet pa e larguar kryetarin e zgjedhur të PD.

Të qëndrosh në krye të PD sot domethënë ti qëndrosh fjalës që i kam dhënë demokratëve. S’është privilegj por sakrificë që e kam marrë përsipër me ndërgjegjegje të plotë, është një mision që s’mund ta braktis sikurse s’mund të braktis fëmijet e mi apo nënën time apo fëmijët tuaj.

Është një betejë që s’më takon vetëm mua e demokrarëve por ne jemi në ballë të kësaj beteje e historia na ka vendosur në ballë të kësaj beteje, ndaj ftoj të gjithë shqiptarët e socialistët e ndershëm ti bashkohen kësaj beteje.

E di që shumica absolute e demokratëve dhe e atyre që kanë kritika ndaj meje e që s’më duan mua për aryset e tyre e duan këtë betejë e fitoren e kësaj beteje se pa të nuk ka të ardhme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura