Akademiku Artan Fuga, ndërsa komenton aktualitetin politik në vend, thotë se opozita duhet të kërkojë demokratizimin e plotë të Kodit Zgjedhor.
Me një shënim në facebook, Fuga thotë se opozita nuk duhet të merret vetëm me hapjen e listave, ndërsa thekson se “demokratizimi jo parimor, por vetëm deri ku atje ku më intereson mua është një katastrofë”.
Postimi i plotë:
U rikthyen te Këshilli Politik për Kodin Zgjedhor?
Shumë mirë! Ta kuptojnë të paktën që në politikë ecet sipas bindjeve, i shpall ato fuqishëm, pa pyetur për asgjë, dhe pastaj luan edhe modus vivendi-n dhe modus operandi-n po t’u desh!
Por e tregon kredon tënde! Nuk e fsheh nuk dreqin e di ku!
T’i hapin letrat njëherë e mirë! Demokratizimi i druajtur është fatal! Demokratizimi jo parimor, por vetëm deri ku atje ku më intereson mua është një katastrofë!
Do të ishte vajtuese që opozita të mos kërkonte demokratizimin e plotë të Kodit Zgjedhor dhe jo thjesht të merrej me listat : i hapim s’i hapim! Sa i hapim? Sa i mbyllim?
Demokratizim i Kodit Zgjedhor sepse është për faqe të zezë!
Si?
Ka plotë pista!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al