“Ti e ke në terezi o byrazer, por hap sytë nga populli”, Rama i kthehet qytetarit: Të ishte për qejf…

Sep 25, 2018 | 12:56
SHPËRNDAJE

Vetem pak pasi kryeministri Rama njoftoi ne rrjetet sociale se neser do te beje me dije ndryshimet per buxhetin 2019, duke premtuar ulje taksash, rritje pagash në arsim, shëndetësi e ushtri, kane vershuar reagimet e ndjekesve te tij.

rama-twitter4

Nuk mungojne kritiket, madje edhe akuzuesit qe e shigjetojne per shfaqjen dhe publicitetin e radhes, te tjere i numerojne nevoja dhe emergjenca te ngutshme qe ka sot vendi, perfshire rritjen e pagave dhe shtimin e punesimit.

Rama nuk i ka kursyer pergjigjet per shumicen prej tyre, e si gjithnje nuk mungojne as ironite.

 

RAma dhe komentet

Reagimet 

Komentuesi: O shtet ti e ke ne terezi o byrazer, i fute nje publicitet dhe je ne regull. Hap pak syte nga populli fukara, qe po punon neper fabrika per 6000 lek te vjetra ne dite. Je ne 2018 dhe eshte gjynaf me rogat e vitit 2000.

Rama:  Vertete e ke? I mban mend rrogat e viteve 2000? Jane te uleta sot, eshte e vertete po jane rritur dhe do vazhdojne te rriten, ama sipas rritjes ekonomike jo sipas qejfit tone, se te ishte per qejf i bente sa te donte tere rajoni yne (ku jane pakashume njelloj dhe ka nje arsye apo jo?!), ndersa Gjermania pastaj i çonte ne stratosfere! Po jo, nuk ndodh dot sipas qejfit dhe kjo s’ka lidhje me syte, se une i kam syte shume me te hapur se sa ti ngaqe ma kerkon detyra, ndersa ti e ke me kollaj, flet pa dogane se nuk i jep kujt asnje llogari per cfare thua ? Sa per publicitetin, ndiqe neser ne 10.30 po pate kohe dhe flasim prape pastaj cfare eshte, publicitet apo realitet i ri?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura