“T’i dërgohet mesazh i qartë Brukselit”- Presidenti i Sllovenisë: Do ishte mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në bllok në BE

May 14, 2021 | 16:18
SHPËRNDAJE

Presidenti slloven Borut Pahor i bëri thirrje të premten Bashkimit Evropian për të shpejtuar procesin e pranimit në bllok të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një hap vendimtar për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

pahor

Pas takimit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Pahor tha se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor në BE ishte një “domosdoshmëri politike”, por shtoi se rajoni duhet të përparojë që të anëtarësohet në bllok në BE, raporton “Reuters”.

“Zgjerimi duhet të jetë më i shpejtë… Do të ishte mirë nëse pak a shumë të gjitha vendet e rajonit mund të hynin së bashku në BE”, tha Pahor. Po ashtu ai theksoi se shpresonte që vendet e rajonit do ti dërgojnë një mesazh të qartë Brukselit nga Samiti rajonal që është parashikuar të mbahet javën e ardhshme në Slloveni.

“Vetëm në kushtet e hyrjes relativisht të shpejtë të të gjitha vendeve (të Ballkanit Perëndimor) në BE, rajoni mund të ruajë paqen, sigurinë, stabilitetin”.  Sjellim në vëmendje që nga 1 korriku Sllovenia merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura