“Ti çfarë ndjen për të?”/ Donaldi këshillon Sarën për raportin që ajo ka më Pajtimin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”

Nov 22, 2021 | 23:50
SHPËRNDAJE

Sarah Berisha deklaroi dje se nuk do të krijojë lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, pavarësisht se ndihet mirë dhe e pëlqen Pajtimin. Djali nga Kosova i shprehu pëlqimin blogeres që natën e parë që u bë pjesë e këtij formati, por pas stepjes së Sarës, edhe ai ka vendosur të tërhiqet.

sarah, donald, pajtim (1)

Pasi Sara e ftoi në takim mbrëmë, Pajtimi e refuzoi para të gjithëve, ndonëse shkoi t’i kërkojë falje më vonë. Pas gjithë këtyre situatave, Donaldi ka shkuar të flasë me blogeren, për t’i dhënë disa këshilla.

Aktori i humorit i tha Sarës se nëse vërtet e pëlqen dhe dëshiron të ketë diçka me Pajtimin, nuk duhet ta ndrydhë veten për shkak të opinionit të publikut. Ai i tha se kjo eksperiencë është shumë e veçantë dhe se vjen vetëm një herë në jetë, prandaj ajo duhet të sillet si e ndjen.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Ti ça ndjen? Unë i shikoj gjërat shumë pastër dhe nuk mendoj që…

Sarah: Të ta them tamam?

Donaldi: Po.

Sarah: Në fillim e shikoja që nuk është se më pëlqente. E shikoja që më shumë ishte ndaj atij, sesa ndaj meje. Pastaj, kam pasur edhe momente të vështira dhe ai më është gjendur shumë afër. E kam vlerësuar shumë. Kjo më ka bërë ta ndjej edhe më afër vetes. Kjo pjesa e Antonelës, e kam bezdi se e shoh që ka hyrë me tendencën për të bërë lojë. Unë të paktën këtu brenda, s’e di. Nuk dua dhe as do doja të krijoja këtë lidhje ose të dilja çift nga këtu.

Donaldi: Pse ke frikë?

Sarah: Nuk është se kam frikë, po…

Donaldi: Ça frike ke? Të familjes, të shoqërisë?

Sarah: Në përgjithësi.

Donaldi: Për publikun?

Sarah: Nuk dua që kjo gjëja të shkojë kështu edhe kur të dal jashtë ‘Jo ishte thjesht për lojë!’. Më mirë e nis një gjë jashtë, sesa këtu brenda, se nuk i dihet asnjëherë jetës.

Donaldi: Ti mendon se është njësoj jashtë me këtu?

Sarah: Mendoj se brenda e njoh më mirë, se jemi 24 orë.

Donaldi: Atëherë? Sa vjeç je ti? Ça kuptimi ka jeta nëse ti nuk i shfaq gjërat që do? Për çfarë ekziston? Ti nuk jeton, ti ekziston. Ti je e gatshme të jesh e hapur përpara njerëzve, të cilët të përkrahin për njeriun që je. Kur të intereson dikush, jepi gaz dhe jetoje, se nuk të vjen shpesh kjo eksperienca dhe të përjetosh një gjë këtu brenda është diçka e bukur, se e njeh njeriun ndryshe nga jashtë. Se i jeton gjërat ndryshe. Je 24 orë këtu, je me kamera dhe është gjë e çuditshme.

Sarah: Dhe e bukur.

Donaldi: Dhe është super përvojë, prandaj dhe ai (Pajtimi) ndihet keq për këtë gjënë.

Sarah: Ka dhe një gjë. Nuk mund të them që e kam super qejf…

Donaldi: Po normal, se ti nuk ke kaluar kohë me të.

Sarah: E di, se nuk i kam dhënë as mundësi që të njihemi.

Donaldi: Po pra. Të gjitha janë shkak-pasojë e veprimeve të tua. Se kur nuk jep asnjë shenjë, nuk e di se çfarë mund të bëjë një mashkull.

Sarah: Ne dimë pak për njëri-tjetrin dhe janë gjithë këto që kanë ndodhur në shtëpi.

Donaldi: Unë s’e dija që ti i ke thënë ‘jemi shokë’. Duke analizuar situatën…

sarah berisha, dj pm , pajtimi (1) sarah berisha, dj pm , pajtimi (1) sarah berisha sarah berisha, ditea berisha, pajtimi, dj pm (3) sarah berisha, ditea berisha, pajtimi, dj pm (2) sarah berisha dj pm (18) sarah berisha dj pm (16) sarah berisha dj pm (15)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura