Thyhet gota në tryezën e “Ballkanit të Hapur”, Rama e kalon me batuta: Syri i keq sapo mori një goditje! Lajm i mirë për…

Dec 21, 2021 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gjatë takimit të sotmë në Tiranë të “Ballkanit të Hapur” është thyer në gotë teksa kryeministri Edi Rama po kalonte fjalën te komisioneri për zgjerimi Oliver Varhelyi, i cili ishte në një lidhje me Skype.

Këtë situatë kreu i qeverisë e kaloi mes batutave, duke u shprehur se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.

“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve në Bruksel. Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

rama-thyhet gota

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura