Thyen kushtet e karantinës, dy shqiptarë arrestohen duke shpërndarë kokainë. Çfarë thoshte dokumenti që i treguan policisë

Mar 20, 2020 | 17:30
SHPËRNDAJE

Pavarësisht gjendjes së “shtet-rrethimit” nga koronavirusi, shpërndarësit e drogës vazhdojnë aktivitetin.

5122332_1053_covid_19_controlli_dei_carabinieri

Në Via Boccea, dy shqiptarë 24-vjeçarë u arrestuar nga karabinierët ndërsa jepnin doza droge në mes të ditës.

Patrulla e policisë me rroba civile pikasi shqiptarët duke i dhënë drogën një egjiptiani 54-vjeçar.

Burri kishte paguar 40 euro për një dozë kokainë. Me vete, ata kishin një deklaratë të rreme, në të cilën pretendonin se po shkonin në supermarket dhe për këtë u raportuan gjithashtu, shkruan “Ilmessaggero”.

Në makinën e dy shpërndarësve të drogës si dhe në shtëpinë e tyre u gjet një shkop bejsbolli i fshehur pranë sediljes së shoferit, 53.5 g kokainë, 0.8 g hashash, 14 g marihuanë, shuma e parave të gatshme prej rreth 1500 euro dhe të gjithë materialet për paketimin e dozave.

Dy të arrestuarit u shoqëruan në komisariat ku do t’i nënshtrohen një procesi të drejtpërdrejt gjyqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura