“Thotë nuk di gjë unë, ka firmosur ministrja”- Banori i Bërxullës: Edi Rama njeriu më i korruptuar i shekullit. Bredh me aeroplanin që i ka dhënë sulltan Erdogani

Mar 26, 2023 | 20:40
SHPËRNDAJE

Një prej banorëve të Bërxullës, të cilët kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë projektin Thumanë Kashar e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama njeriu më të korruptuar të shekullit në botë.

edi-rama-avion

Ai u shpreh se Edi Rama heq përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk ka firmosur ai, por ministrja.

“Keq me burrin, keq me nonën, mos voto për Edi Ramën. Njeriu më i korruptuar i shekullit në botë. Një kryeministër që thotë ka firmosur ministrja mban kjo përgjegjësi. Thotë nuk di gjë unë. Ia fut me këtë aeroplanin bredh në të gjithë botën.

Që ia ka dhënë sulltan Erdogani. Janë paret tona ato. Edhe të juve që jeni policë. Lind pyetja që ka rrugë nesër prapë. Po atje që ka bërë ajo Balukja hyrje atje. Edhe atje shkojmë. Shqipëria me këtë kryeministër dhe këtë qeveri ka vdekur”, tha banori.

Capture

Nga ana tjetër ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish nesër në protestë në orën 10:00.

“A jeni gati nesër të dalim në këtë rrugë. Pa ardhur ministrja nuk ikim nga rruga. Nesër në orën 10:00 do ta zëmë rrugën. O të vijë ministrja Balluku këtu nuk ikim. Pa ardhur ajo, ose të marrë makinën sonte dhe të shkojë shtëpi më shtëpi dhe të vazhdojë pastaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura