“Thonë se kënga është vaji i burrave”,Genc Prelvukaj publikon këngën e re plot emocion e ndjenjë (Video)

Dec 3, 2019 | 14:10
SHPËRNDAJE

Ai është një nga reperët e njohur dhe të pëlqyer për publikun shqiptar. Së fundmi Genc Prelvukaj, në bashkëpunim me Elinel ka publikuar në ‘Youtube’ këngën e tij më të re.

Ai i ka lajmëruar fansat e tij në ‘Instagram’ se ‘Bijt e Shqipes’ përmban plot emocion e ndjenjë.

“Thonë në ditë të vështira, kënga është vaji i burrave. Kjo këngë është plot emocion e ndjenjë”, ka shkruar reperi krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e tij dhe reperi ka marrë mijëra klikime në ‘Youtube’ vetëm brenda një dite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura