“Thjesht pasagjerë”, mediat britanike shënjestrojnë Ozili e Xhakën

Aug 20, 2018 | 15:28
SHPËRNDAJE

Problemet e Arsenalit kanë dalë në pah me fillimin e kampionatit dhe humbja kundër Mançester Sitit në debutim është pasuar nga disfata në derbi kundër Çelsit. Pedro e Morata shënuan në 20 minutat e para, duke evidentuar defektet në fazën mbrojtëse të skuadrës së drejtuar nga Unai Emeri, që nuk arriti të marrë pikë, edhe pse reagoi me 2 golat e Mkhitarjan e Iuobi.

Ozil Xhaka

Mediat britanike shënjestruan mbi të tjerët dy futbollistë: Mesut Ozil dhe Granit Xhaka, dy lojtarët më të dobët në fushë. Mesfushori gjerman u kritikua ashpër, aq sa “Daily Mail” i vendosi notën 4.5 (nga 10 që është më e larta) dhe e komentoi “sërish, thjesht pasagjer”. Notë identike edhe për Xhakën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura