Thithin grykën e shishes për t’i fryrë buzët, motrat pësojnë plagë e nxirje

Mar 10, 2015 | 11:18
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Pavarësisht se ajo ka insistuar se buzët e saj janë natyrale, Kylie Jenner ka shkaktuar jo pak zhurmë për vajzat të cilat mundohen të krijojnë pamje si të sajën.

Dy motra janë bërë “gazi i botës” teksa janë munduar të fryjnë buzët me duke thither grykën e një shisheje, shkruan “Daily Mail”.

Yrja Ás Baldvinsdottir, 18, dhe motra e saj Bir­gitta Ás nga Irlanda kanë pasuar një shndërrim të frikshëm të buzëve ku u janë fryrë shumë dhe nxirë si pasojë e kësaj metode.

Yrja ka shkruar në Facebook “Doja të paralajmëroja njerëzit që të mos e bënin këtë në buzë, por isha vërtet e shokuar kur shumë prej vajzave filluan të na kopjonin këtë metodë”.

Teksa ka folur për metodën e thithjes së shishes vajza ka treguar se donte të shikonte rezultatet e buzëve të saj dhe tregon se nuk do e bënte më këtë gjë.

“Pasi ne vendosëm këto foto në faqen BeatyTips në Facebook, pamë se disa vajza e provuan këtë mënyrë”-ka thënë Yrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura