Thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”/ Kryeministri Kurti komenton protestën në Beograd: Një grup i papërfillshëm ekstremistësh! Inkurajohen nga…

Oct 16, 2021 | 22:36
SHPËRNDAJE

Këtë të shtunë në Beograd është zhvilluar një protestë nga djathtistët serbë në ambasadën shqiptare në Serbi.

Ata kanë lëshuar thirrje të ndryshme “Kosova është Serbi” teksa u rrethuan nga forca të shumta policie në mënyrë që të mos përshkallëzonin më tej situatën.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Duke folur në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës, Kurti i ka cilësuar ata protestues si ekstremistë që nuk duan të pranojnë realitetin.

Sipas tij, ata janë një pakicë e papërfillshme që shkojnë kundër vlerave demokratike europiane.

“Ishte një lojë e bukur dhe energjike. Rezultati ishte më pak i rëndësishëm se bukuria e lojës. Lojtarët e Prishtinës ishin më të qëndrueshëm. Ka në Kosovë ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike europiane, janë një pakicë e papërfillshme. Besoj që në përgjithsëi janë të inkurajuar nga Beogradi” – tha Kurti.

Protestuesit e grumbulluar janë ndalë edhe pranë Ambasadës së Shqipërisë, duke brohoritur parullën “Kosova është zemra e Serbisë”. Ndërsa, policëve të rreshtuar përreth ambasadës u kanë thënë “shkoni në Kosovë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura