Thirrje për ndihmë, tre djemtë mund të humbasin përfundimisht dëgjimin nëse nuk kurohen në kohë. Familja apel dëshpërues

Jun 14, 2019 | 21:54
SHPËRNDAJE

“Shqiptarët për shqiptarët” transmetoi historinë e tre familjeve në Vorë, në zonën e Astirit në Tiranë dhe në Sauk. Historia e tyre është e përbashkët, fëmijët e mitur të tre familjeve kanë problem serioze me dëgjimin.

“Ishte mirë 3 muajt e parë, problemet nisën më vonë, sot është 18 vjec, pastaj linda vajzën kisha frikë mos dilnin me probleme, Rubini nuk kishte asnjë problem, kur bëri 2 vjeç, nuk përgjigjej kur i thërrisja, ngrija zërin e televizorit nuk reagonte, as ndaj burisë së kamionëve. Ika në konsultore dhe doktoresha më tha se ka probleme me dëgjimin. Doktori më tha njëherë të  përdorë kufje, pastaj nëse nuk jep rezultat, duhet operacion. M’u shemb toka, eci si e vdekur mes të gjallëve. Thash Zot më ndihmo kalamajt. Lekët s’i gjeja dot, kushtonte shumë, ilacet e Arditit, nuk lash njeriu pa i kërkuar, vetëm te ju kemi shpresë. Djali i madh thotë shikoni Rubinin, më dhimbset ai më shumë se vetja”-tha nëna e njërit prej tyre.14145

Mjeku deklaroi se tre fëmijët vuajnë nga i njëjti problem, humbje të dëgjimit dhe janë pothuajse në të njëjtën moshë dhe operacioni është i detyrueshëm që t’u jepet ajo që ata nuk e kanë sot.

Mjeku: Tre fëmijët vuajnë nga i njëjti problem, humbje të dëgjimit dhe janë pothuajse në të njëjtën moshë dhe operacioni është i detyrueshëm që t’u jepet ajo që ata nuk e kanë sot.

Nëna: Nuk di rrugë tjetër vetëm spital dhe shtëpi. Pashe ëndërr sikur isha sëmurë dhe më thanë në spital “duhet të operohesh dhe doktor është Elvis Naçi”. Kam shpresë, por edhe frikë mos iu ndodh ndonjë gjë në operacion. Rrezikojnë të humbasin përjetë dëgjimon por edhe të folurën për shkak të moshës të mitur. Mjekët thonë se duhet të operohen.

Ola, Elvisi dhe Sidriti përloten në studio teksa ndjekin klipin me 3 djemtë e vegjël. Ata nuk i mbajnë dot lotët përballë këtyre dramave të rënda. Ata nuk i mbajnë dot lotët përballë këtyre dramave të rënda. Sidriti tha se kurrë s’e ka parë Elvisin kaq të prekur, dhe kaq optimist njëherësh sa për këta 3 djem. Ai shpreson se do ia dalim me gjithë limitin kohor.

Marre nga Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura