Thirrje për luftë? Ministri serb i Mbrojtjes pas ndalimit të Vuçiçit: Kemi gati ushtrinë, presim vetëm…

SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se ushtria serbe është e gatshme për çdo urdhër të Presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq pasi që ai është komandanti suprem i tyre.

“Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura Serbe dhe çdo gjë që ai urdhëron do të implementohet, ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë, çdo gjë që ai thotë do të zbatohet”, ka deklaruar Vulin.

41358646_246357022887584_2032353609361915904_n-1

Ai ka refuzuar të përgjigjet se si do të reagojnë nëse Vuçiq do të sulmohet.

“Mos më pyesni mua, mos më kërkoni mua të pyes. Ju e dini çfarë do të thoja për këtë. Nuk do ta themë atë, por ju e dini se si ne do të reagonim”, ka shtuar Vulin për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Gjatë vizitës dy ditore që Vuçiq po zhvillon në Kosovë, ai kishte plan të vizitonte Skenderajn por kjo gjë nuk iu mundësua nga banorët./Klan Kosova

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Nuk keni informacion", çfarë deklaroi Panuçi për Kaçen gjatë konferencës së fundit për shtyp
Artikulli tjetër“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, Basha përgjigjet me fjalët e...

S'KA KOMENTE

Comments are closed.