Thirrja për tubim në datën 2 mars/ Lefter Maliqi: E mbështes Metën, por… Kujdes me gazin lotsjellës, ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Feb 20, 2020 | 10:38
SHPËRNDAJE

maliqi4

Deputeti i opozitës në Parlament, Lefter Maliqi tha sot se e mbështet thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubimin në datën 2 mars.

“Unë e mbështes Metën dhe i bëj thirrje të gjithë socialistëve, demokratëve, të jenë në 2 mars por mos jenë protesta me drita ndezur, por të rrëzohet ky diktatori. E mbështes vetëm për një fakt Metën, që ishte student i dhjetorit edhe pse më vonë i shërbeu PS-së.
Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do të njihen zgjedhjet moniste”.

Ndërsa i ka drejtuar një thirrje Policisë së Shtetit, pas deklaratave të një dite më parë të ministrit Sandër Lleshaj që tha se Policia e Shtetit “duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit”.

“Në këtë manifetim të madh i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që është në një vetting fallco dhe kryetare e saj është një grua që e ka burrin oficer të thjeshtë. Policia të përgjigjet si policia e 1991, të distancohet nga vendimet dhe thirrjet politike. Dhe kujdes me gazin lotsjellës”.

 

 

Për zgjidhjen e kësaj krize, Maliqi kërkoi edhe ndërhyrjen e ndërkomëtarëve.

“Thirrja ime është e drejtpërdrejtë, në 2 mars e më pas të gjithë socialistët miqtë e mi, përkrahësit në Berat, por edhe kudo të jenë për fatet e vendit. Të fitojë më i miri, ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të bëhet një zgjidhje politike sa më shpejt, mos ketë konfrontim fizik dhe vendi të kalojë në zgjedhje të lira të ndershme të parakohshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura