Thirrja për armatosje, PS padit në Prokurori Sali Berishën

Apr 29, 2016 | 10:48
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ka depozituar paraditen e kallëzim penal për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, pas thirrjes që bëri në parlament për armatosje të popullit.

Kallëzimi u dorëzua sot në Prokurorinë e Përgjithshme nga nënkryetari i grupit të PS-ë, deputeti Taulant Balla.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PD, Eduard Halimi, gjate nje seance parlamentare, ku eshte rrezuar raporti i Keshillit dhe Rregullores se Mandateve, ne lidhje me kerkesen e PD ku kerkohet mbarimi i mandatit te deputetit te PS, Koco Kokedhima. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha dhe Eduard Halimi, during a parliamentary session.

Vendimi i Grupit të PS, vjen pak pas vendimit të marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila e ndëshkoi ish kryeministrin Berisha me përjashtim 10 ditë nga Kuvendi.

Kryeministri Rama duke mbështetur vendimin e Byrosë, deklaroi se me këtë çështje duhet të merret Prokuroria, ndërkohë që edhe vetë deputetet socialistë që në seancën e 21 prillit, kur Berisha lëshoi thirrjen për armatosje, theksuan se ai duhet të merret i pandehur.

Edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po atë seancë deklaroi se Berisha duhet të merret i pandehur.

Ndërkohë, opozita dhe kreu i saj, Basha e quajtën të paprecedentë vendimin e Byrosë për ndëshkimin e Berishës. Pas këtij vendimi, Grupi i PD vendosi bojkotin e Kuvendit.

Ish- kryeministri  Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje qytetarëve  të armatosen për te mbrojtur veten, familjet, pronat. Sipas tij, ata duhet të mbrohen nga bandat kriminale të qeversë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura