Thirrja për armatosje, Basha mbështet Berishën: Propozim për gjendjen kriminale në vend

Apr 22, 2016 | 15:09
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur përpjekje të dëshpëruar deklaratën e sotme të Ramës, si reagim pas thirrjes së ish-kryeministrit Berisha për armatosjen e shqiptarëve.

LulzimBashaNë një deklaratë për media, Basha ka thënë se reforma në drejtësi ka nisur me goditjen e bandës më të dashur të Ramës dhe Tahirit, ndërkohë që deklaratën e Berishës e ka quajtur thjesht një propozim përballë gjendjes së tmerrshme kriminale në vend.

“Sot kapet pas një deklarate që nuk është as qëndrim e as nismë por propozim për gjendjen e tmerrshme kriminale, për të hequr vëmendjen nga Shullazi, mision i dëshpëruar, se njerëzit e dinë se shullazët ishin zgjedhja e tij e parë, e gënjen mendja se mund t’i lërë qytetarët peng, orët e bandave po mbarojnë, ora e logjit ka trokitur, reforma në drejtësi ka nisur me shenjën e mirë të goditjes së bandës më të dadhur për Ramën e Tahirin, të tjerave po u vjen radha, drejtësia do bëhet, zgjedhjet dhe vota do jenë të sigurta”- tha Basha.

Sipas Bashës, Tirana dhe vendi është më i lehtësuar nga arrestimi i kapobandës, ndërkohë që Rama dhe Tahiri janë në zi.

Ata janë në tmerr se cdo të llapë ky, asnjë fjalë nuk kanë thënë në mbështetje të prokurorisë, logoreja e sotme e Ramës është investimi i fundit për ti dhënë gajret bandës, për të nxjerrë të palarë bandën, për tua lëshuar qytetarëve, atë dhe 10-tëra të tjera që terrorizojnë sot me bekimin e tij”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura