Thirrja e veçantë e protestuesit për ambasadorin gjerman (VIDEO)

Mar 9, 2016 | 23:28
SHPËRNDAJE

Banorët e banesave që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri në ish-stacionin e trenit, kanë dalë në orët e vona të ditës së mërkurë në protestë kundër kompensimeve.


Protesta per shtepine, thirrja ndaj ambasadorit… by gazeta-panorama

Ata kërkojnë që Bashkia e Tiranës t’u ndërtojë pallate ku të strehohen në Bulevardin e Ri në vend që t’i kompensojë.

Mirëpo kjo siç duket nuk është pranuar dhe ata kanë dalë në protestë dhe paralajmërojnë flijim. Njëri nga banorët, i cili ka qenë edhe përfaqësuesi i tyre në negociatat me Bashkinë e Tiranës i bëri një lutje të veçantë ambasadorit gjerman.

“I bëj thirrje ambasadorit gjerman: Zotëri i nderuar na merr 5 vjet në Gjermani me kontrata punë sa të bëjmë lekët për të blerë shtëpi dhe do kthehemi përsëri”, tha ai.

Më pas iu drejtua shtetit shqiptar. “Po strehon sirianë, po strehon shtresa në nevojë, po strehon jevgjit dhe po na nxjerr ne nga shtëpia”, tha ai me një fjalor jo të përshtatshëm.

“Ne jemi 300 njerëz të dëshpëruar këtu që kemi humbur logjikën dhe 300 spartanët nuk janë asgjë para nesh”, tha ai duke paralajmëruar vetëflijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura