Thirrja e kreut të Institutit të Shëndetësisë: Mos dilni nga shtëpitë e as mos i hapni dritaret për ajrosje

Nov 14, 2018 | 8:17
SHPËRNDAJE

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka bërë një thirrje për qytetarët e Prishtinës.

ndotje

Duke u bazuar në nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet, ai ka kërkuar që qytetarët mos dalin nga shtëpitë e tyre e madje as t’i hapin dritaret për ajrosje.

“Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar Ramadani në Facebook, raporton Koha.net.

Sipas matësve të cilësisë së ajrit në Prishtinë, të vendosur nga Ambasada Amerikane, del se në këto momente, cilësia e ajrit është në nivelin e 194 PM-ve, që konsiderohet ajër i pashëndetshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura