Thirrja e Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, reagon Basha: Askush se përdhos luftën çlirimtare për pavarësinë e Kosovës

Nov 7, 2019 | 22:44
SHPËRNDAJE

 Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se politikani kosovar, Kadri Veseli, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës.

 

Me një shënim në Twitter, Basha thotë se askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri.

basha per mediat

“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura