Thirrja e fortë e ish-ministrit teknik: Policia të kundërveprojë mbi bandat që qëllojnë efektivët

Sep 23, 2017 | 18:47
SHPËRNDAJE

Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, ka reaguar pas lajmeve se ka pasur ne disa raste te shtena me arme zjarri nga grupe kriminale ndaj Policise se Shtetit.

Statusi i plotë:

demiraj per policine

Te nderuar bashkeqytetare!

Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.

Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe me makina te blinduara.

Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance.

Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika. DD.

dritan demiraj foto e re ne zyre

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura