Thirrja e Cipras për referendum, radhë para bankave në Greqi

Jun 27, 2015 | 12:40
SHPËRNDAJE

Radhë të gjata nëpër banka e bankomatë në Greqi, pas thirrjes së kryeministrit Cipras për mbajtjen e një referendumi, që vetë grekët të vendosin nëse do të pranojë marrëveshjes e ndihmes ofruar nga kreditorët ndërkombëtarë.

Radhe para bankave ne Greqi

“Thirra një mbledhje të kabinetit, në të cilën kam sugjeruar mbajtjen e një referendumi në mënyrë që populli grek të mund të vendosë në mënyrë sovrane. Propozimi u pranua njëzëri. Nesër, Parlamenti do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar propozimin e Këshillit Ministror për një referendum të dielën, më 5 korrik, me pyetje pranimin apo refuzimin e propozimit të kreditorëve”, deklaroi Cipras.

Cipras ka lajmëruar edhe Presidentin Hollande bashkë me Kancelaren Merkel per nje hap te tille. 

Parlamenti grek do të miratojë ose jo pasditen e sotme kërkesën e kryeministrit grek dhe kabinetit të tij për të thirrur referendum popullor më 5 korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura