Thirrja e ambasadorit Soreca: Institucionet e drejtësisë të punojnë bashkë, të rindërtohet besimi në gjyqësor

Jul 14, 2021 | 19:16
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë bashkë, me qëllim integritetin dhe pavarësinë në këtë sistem.

soreca

Me anë të një mesazhi në ‘Twitter’, diplomati evropian u shpreh se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi.

Soreca shprehet se duhet të rindërtohet besimi në gjyqësor dhe t’i shërbejë qytetarëve shqiptare.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri”, shkruan Sorca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura