“Thikë pas shpine ku të munden”/ Rama flet për protestën e kontrollorëve dhe ironizon opozitën: Vizioni i tyre është…

Apr 8, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama teksa foli për protestën e kontrollorëve të trafikut ajror nuk la pa ironizuar edhe opozitën, për të cilën u shpreh se ka vizion pengmarrjen e aeroportit.

Gjatë një takimi elektoral në Dropull, kreu i qeverisë tha se puna e opozitës është “kap ça të kapësh”, por mos lejo të punohet”

“Vizioni i tyre është ai i pengamrrjes së aeroportit, është vizion ai, nuk është ngjarje pa kuptim. Karakteri i tyre është ai i pengamarrjes së aeroportit. Thikë pas shpine gjithëkohës, ku të munden. Puna e tyre është ajo, kap ca të kapësh, bëj ca të bësh, por mos i lërë këtë të buzëqeshin kur marrin vaksinën. Njësoj sic bëjnë pengmarrësit”, tha Rama.

Për të thënë se kontrolloret nuk duhet të bllokojnë punën, Rama solli disa shembuj.

“Ca duhet të thonë mjekët e infermieret e pavianëve të covid. Ca duhet të bëjnë, të lënë punën sot dhe të dalin në oborrin e spitalit ne jemi të stresuar dhe të vdesin të sëmurët.

I meritojnë ata edhe pagat më të larta. Ai është një stres i jashtëzakonshëm.

Ca duhet të thonë ata që shërbejnë në gjithë rrugët ne Shqipërisë ditën dhe natën në uniformat blu. Jemi të stresuar, duam paga më të larta ose e lamë fare.

Ca duhet të thonë mësuesit. Jemi të stresuar mund të marrim virusin dhe nuk vijmë në punë. Po të nisemi nga shembulli u këtyre…po nuk ndodh kështu. Edhe në Gjermani kërkojnë paga më të larta. Por ata rriten sipas mundësive”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura