“Thikë pas shpine”/ Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia pas paktit për nëndetëset

Sep 17, 2021 | 22:24
SHPËRNDAJE

Franca ka deklaruar se do të tërheqë ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia për konsultime, pas nënshkrimit të paktit të sigurisë mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.

nendetese

Franca e ka përshkruar këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj.

Pakti i sigurisë është bërë publik të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Pakti i njohur si “Aukus” mundëson që SHBA-ja dhe Britania t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian më herët e kishte përshkruar paktin si një “thike pas shpinë”. Diplomatët francezë në Uashington tashmë kishin anuluar një gala për të festuar lidhjet midis SHBA dhe Francës në shenjë hakmarrjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura