Theu stolat e stadiumit “Air Albania”, arrestohet 19-vjeçari, tifoz në ndeshjen Tirana-Kukësi

Feb 25, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Policia ka identifikuar dhe kapur në flagrancë 19-vjeçarin që theu stolat në stadiumin “Air Albania”, teksa po bënte tifozllëk gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.

stola

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Kapet një tjetër person, për shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike.

Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, vihet në pranga 19-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit:

  1. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura