Theu masën e sigurisë dhe përndoqi një 28-vjeçare, arrestohet i riu. Në pranga edhe dy persona të tjerë! Ja për çfarë akuzohen

Nov 24, 2020 | 10:13
SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas ka përndjekur një vajzë 28-vjeçare, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

policiaTirane

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie”, sqaron policia.

Ndërkohë policia arrestoi shtetasin A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura