Theu kaviljen, Mek Gregor rrezikon karrierën/ “Luan pistë dhe kërcënoi me jetë, por në fund e…”

Jul 12, 2021 | 23:52
SHPËRNDAJE

Konor MekGregor thyen kaviljen dhe humbet ndeshjen ndaj Dastin Poirierit, me këtë të fundit që kryeson 2-1 në përballjet direkte, por edhe një premtim për një takim të katërt në muajt në vazhdim. Konor MekGregor dhe Dastin Poirier u ndeshën mëngjesin e djeshëm në oktagon ku sfida përfundoi me një fitore të këtij të fundit me TKO.

Conor-McGregor4

Gjithçka u mbyll në raundin e parë, kur Poirier arriti të rrëzonte në tokë irlandezin, por ndeshja u ndërpre nga gjyqtari, pasi MekGregor kishte thyer këmbën. 32- vjeçari doli me barelë nga fusha dhe tanimë e ardhmja e tij brenda oktogonit është shumë në dyshim për shkak se thyerja e pësuar është në një zonë delikate, në kyçin e këmbës. Poirier fiton kështu sfidën e tretë mes të dyve dhe kryeson tani më me dy fitore kundrejt irlandezit.

REAGIMET – Numri një i peshave të lehta kishte dominuar ndeshjen deri në momentin kur theu kaviljen dhe gjyqtari vendosi të mbyllte ndeshjen me irlandezin që pranon humbjen. “The Diamond”, siç i thonë Poirierit, sqaroi në fund të takimit gjithë dinamikën e ndeshjes.

“Kaviljen e frakturoi në fillim të raundit dhe më pas situata u përkeqësua. Kur u rrotullua, situata iu bë më e vështirë. Nuk flitet siç bën ai. Kërcënoi me vrasje dhe përdori fjalë shumë të rënda. Luan edhe pistë, më kapi prej dorezash. Mund të më kishte puthur fundshpinën. Ndonjëherë ndodh edhe kështu”, sqaroi Dastin Poirier.

Për “The Notorious”, Konor MekGregor, situata është ndryshe. “Po i godisja kokën, por godita këmbën. Ky nuk është fundi. Bukurosh, ti e di që kjo nuk është ndeshja e fundit. Nëse duhet të përgjigjem jashtë, do ta bëj jashtë. Nuk e çaj fare kokën”, u shpreh Konor MekGregor. Ky i fundit ofendoi edhe gruan e Poirierit, situatë që vazhdon prej ditësh. Pavarësisht fjalëve, dëmtimi i 32-vjeçarit është i rëndë dhe mund t’i rrezikojë karrierën siç ka ndodhur me sportistë të tjerë. Për Dastin Poirier tani dyert e sfidës janë të hapura për kampionin e peshave të lehta UFC, Oliveira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura