“Thesare nga Biblioteka e Arkivit”/ Çelet ekspozita me 11 antikuarë dhe 4 libra të rrallë

Jun 16, 2021 | 9:35
SHPËRNDAJE

ekspozita-kalaja e tiranes (4)

“Thesare nga Biblioteka e Arkivit”, është kjo ekspozita që është çelur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në ambientet e Kalasë së Tiranës.

Në ekspozitë janë shfaqur 11 antikuarë dhe 4 libra të rrallë që përbëjnë vlerë për trashëgiminë e Arkivit.

E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në fjalën e saj tha se të gjitha thesaret e bibliotekës, tashmë janë të digjitalizuara.

ekspozita-kalaja e tiranes (3)

“E pranova me shumë kënaqësi këtë ftesë dhe për faktin se të gjitha këtë thesare përçojnë vlera të larta dhe për të gjithë kërshërinë që kemi të gjithë ne për t’iu afruar këtyre vlerave, për të parë këto thesare të fshehura. Fola pak më parë edhe me kolegët e arkivit dhe zbulova me kënaqësi që gjatë periudhës së pandemisë është bërë një punë e palodhshme e cila e nxjerr në pah akoma dhe më tepër këtë pasuri. Të gjithë thesaret e bibliotekës, një biblioteke e fjetur për 30 vite, tashmë janë të digjitalizuara”, tha Maragariti.

ekspozita-kalaja e tiranes (1)

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Prof.As.Dr. Ardit Bido u shpreh se: “Këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombin tonë të cilat janë fshur nga sytë e publikut për vite të tëra. Ne brenda një viti ja kemi arritu që atë magazinë të futur librat në thasë, ta kthejmë në një bibliotekë të mirfilltë që sot është e aksesueshme nga të gjithë. Prej një viti kushdo që do të shohë libra të rrallë, si këto, të cilat nuk i gjejmë dot edhe në Bibliotekën Kombëtare, e ka tashmë të mundur të vijë në sallën e studimit të arkivit dhe t’i studiojë”.

ekspozita-kalaja e tiranes (2)

Çfarë përmban ekspozita

“Vepra nga Shën Gregori, Papë”, 1608, “Athanasi i Aleksandrisë”, 1686, “Histori e vjetër e egjiptianëve, kalcedonasve, asirianëve, babilonasve, etj., vol. XV”, nga Charles Rollin, përkthyer greqisht prej Aleksandros Kangelarios, Antonio Bortoli, 1740, “Jeta e Maria Terezës së Austrisë”, Pjesa I, 1788. “Gjeografi gramatike”, nga Georgios Fatzeas, 1760 dhe “Fjalori francez” nga Sami Frashëri i vitit 1882.

Ekspozitën mund ta vizitojnë të gjithë qytetarët, pasi ajo do të qëndrojë e hapur për 3 ditë nga data 15 deri më 17 qershor, nga ora 18:00 deri më 22:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura