“Thesar, jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë botën”, mesazhi i ambasadores Yuri Kim: Krenare që të sigurohem se SHBA-të…

Jul 24, 2020 | 11:18
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, teksa ka vlerësuar sot bukuritë e Shqipërisë dhe gjetjen për mikëpritjen e turistëve edhe në këtë kohë shumë të vështirë të pandemisë, ka theksuar se “jam krenare që të sigurohem që SHBA të qëndrojnë krah jush”.yuri kim (2)

Nga një konferencë për mediat, e ftuar nga ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës, ambasadorja ka inkurajuar vullnetarët e angazhuar për pritjen e turistëve dhe pastrimit të ambienteve turistike të vijojnë në këtë rrugë shumë të zgjuar.

“Kam dëgjuar që ju jeni vullnetarët e parë që mirëprisni turistët në vend. Në vend që të gjenit mënyrë për të mos e vazhduar projektin keni gjetur një mënyrë tjetër për ta vijuar atë.  Kam 6 muaj dhe kam pasur mundësi të vizitoj shumë zona të bukura, Vlora, Berat, Saranda, pak në Krujë, por jam e kënaqur të jem këtu, në mënyrë që të dëshmoj bukurinë natyrore të vendit, një thesar jo vetëm për Shqipërinë por gjithë botën, mezi pres që kjo të bëhet thesar më i ndritshëm për të tjerët. Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që ne nuk tregohemi vetëm përgjegjës për mbeturinat që krijohen gjatë përditshmërisë, por kujdesemi për mbeturinat që të tjerët krijojnë, nëse unë mbledh mbeturinat që krijoj tregon përgjegjshëhmëri, por nëse mbledh të të tjerëve kjo tregon zgjuarsi dhe zgjidhje të problemit. SHBA kanë dhënë 1.8 mln dollarë që ka ndihmuar industrinë e turizmit, jam shumë krenare që të sigurohem që SHBA të qëndrojnë krah jush. Pres me kënaqësi mundësinë të përveshim mëngët me ju që i jepni zgjidhje problemeve”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura